Partitë opozitare në vend kanë kritikuar shqyrtimin e çmimit të energjisë elektrike, pas paralajmërimit të zyrës së rregullatorit që gjatë muajit shkurt do të dalin me një vendim për rritje. Partia në pushtet, Vetëvendosje pret që në rast të rritjes, Qeveria do të ndihmoj me subvencione.
Fatura më të shtrenjta të rrymës për qyetarët mund të vijnë së shpejti nëse Zyra e Rregullatorit del me vendim për shtrenjtim të çmimit.
Një kërkesë të tillë ZRrE-së ia kanë bërë KEDS dhe KESCO, por që nga partia në pushtet po e presin vendimin përfundimtar të Zyrës së Rregullatorit.
Edhe pse nuk e kundërshtojnë, shefja e GP të LVV-së Mimoza Kusari Lila, thotë se edhe këtë herë Qeveria do të asistoj me subvencionime nësee do të të ketë rritje të çmimit.
Sipas deputetit të PDK-së Ferat Shala, krejt këto lëvizje të çmimit dhe thellimi i krizës në energjetikë po vijnë si pasojë e mungesës së strategjisë së energjisë nga qeveria Kurti.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se një rritje e mundshme për çmimin e rrymës do të ishte e pa arsyeshme dhe e pa përballueshme për qytetarët sidomos në këtë kohë.
Shqyrtimin e tarifave për rrymën nuk e kanë mirëpritur as njohësit e ekonomisë në vend.
Ndërkohë me rënien e temperaturave, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike në mënyrë që mos të ngarkohet rrjeti elektro-energjetik.