Suedia e ka shkarkuar trajnerin Jon Dahl Tomasson.
Danezi u dërgua në shtëpi nga Federata suedeze e futbollit, pas humbjes së mbrëmshme ndaj Kosovës me rezultat 0:1.
Kështu iu dha fund periudhës njëvjeçare të 49 vjeçarit në krye të kombëtares suedeze.
Aktualisht kjo kombëtare nga Skandinavia renditet e fundit në grup ku bën pjesë edhe Kosova, Zvicra dhe Sllovenia.










