Kosova është në rrezik që në të ardhmen të mbetet pa Infermierë.
Kryetar i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemi tha se është shqetësuese që infermierët e Kosovës po ikin prej Kosove.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, do të mbesim pa infermierë”, tha ai sot në “Studio e Hapur”, për RTK.
Sipas tij koeficienti që është paraparë për infirmierë është jo i mirë. Momentalisht me këtë pagë nuk mbahet një familje”, tha ai. Sipas tij nëse nuk ndryshohet koeficienti për infermierë që është paraparë me ligjin e ri të pagave, Kosova do të jetë e detyruar të marrë personel nga vendet e treta, pasi që vendi nuk do të ketë më infermierë.
Ai bëri me dije se paga e infermierëve është nga 360 euro e tutje.