Gjatë sesionit të diskutimeve me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor për forcimin e klimës së investimeve në rajon, prezantova mundësitë e mëdha që ofron vendi ynë.
Me popullatën më të re në Europë, të cilët kanë përvetësuar në masë të madhe tekonologjinë informative dhe janë folës të disa gjuhëve të huaja, Kosova është një vend tejet atraktiv për tregun e punës. E pasur me resurse minerale, resurse mjedisore dhe turistike, vendi ynë ka potencial të jashtëzakonshëm dhe është vend i përkryer për investime të huaja.
Sot, në Samitin e Londrës pata mundësinë që t’i prezantoj mbi tridhjetë projekte, para qindra investitorëve të huaj.