Përfundoi me sukses Olimpiada e 6-të Matematike Ndërkombëtare Iraniane e Gjeometrisë – IGO 2019, e cila është mbajtur në mbi 50 shtete të botës me mbi 6200 pjesëmarrës. Ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi katër medalje të bronzta.
Nxënësi i klasës VIII, i cili vijon mësimet në shkollën “Meto Bajraktari”, Prishtinë, Edi Berisha, ka fitura medalje të bronztë në kategorinë për fillestarë (klasat VII dhe VIII) me gjithsej 19 pikë.
Nxënësja e klasës XI, e cila vijon mësimet në shkollën “Mehmet Akif”, Lipjan, Era Syla, ka fitura medalje të bronztë në kategorinë e avancuar (klasat XI dhe XII) me gjithsej 16 pikë.
Nxënësi i klasës XII, i cili vijon mësimet në Gjimnazin e Specializuar Matematikor, Prishtinë, Andi Sejdiu, ka fitura medalje të bronztë në kategorinë e avancuar (klasat XI dhe XII) me gjithsej 16 pikë.
Nxënësi i klasës XII, i cili vijon mësimet në Gjimnazin e Specializuar Matematikor, Prishtinë, Bardh Osmani, ka fitura medalje të bronztë në kategorinë e avancuar (klasat XI dhe XII) me gjithsej 16 pikë.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.