Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin që niveli i ri i pagës minimale të jetë 2 euro për orë për punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë.
Mirëpo, sa është paga minimale në vendet e Evropës?
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale.
Pas Luksemburgut vjen Holanda (2134 euro), Belgjika (2070 euro), Gjermania (2054 euro), Franca (1767 euro).
Ndërsa pagën më të vogël në Evropë e marrin qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës (318 euro), e cila është një pozitë më poshtë se Kosovë (350 euro).
Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti. /Rel