Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Këtë e ka thënë edhe shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova. Apostolova ka thënë se s’do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave për kosovarët. Tash topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin, ka thënë ajoShefja e BE-së në Kosovë, Natalia tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.
Sipas saj s’do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave për kosovarët. “Tash topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin, ka thënë ajo
Shefja e BE-së në Kosovë, sot është shprehur se Kosovës, nuk do t’i vihen kushte të reja për liberalizimin e vizave, pasi siç thotë ajo tanimë të gjitha kushtet e parakushtet, janë plotësuar.
E gjitha thotë ajo, tani mbetet tek shtetet anëtare për të marrë vendimin. “Vitin e kaluar politika kosovare kishte shpallur data që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit, përndryshe duhet të them që komisioni evropian e ka kryer punën e vet, është dhënë rekomandimi për parlamentin dhe këshillin e Bashkimit Evropian, tash topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin. Më duhet të theksoj se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave, dhe se gjitha parakushtet qe kanë pas për tu plotësuar janë plotësuar tashmë”, ka thënë Apostolova./rtk/