Shkruan: Nderim Ibrahimi
Imagjinoni, Zv.Ministrin e MI. Rexhep Kadriu po mundohen ta persekutojnë e ta njollosin!
Me të vetmin qëllim, pë t‘ia ndalur ritmin e punës të cilën po e bën në Anamoravë, pjesë e cila ishte e harruar nga Pushtetet qendrore të pasluftës edhe pse ishin Tatimpaguesit më të rregullt të kësaj Republike të brishtë!
A po e shihni se neve Anamoraven s‘na duan dhe me shumë të drejtë e bëjnë sepse neve nuk e duam vetvetën, vrapojmë pas të „huajit“, aspak s‘jemi Lokalista!
Duke i lënë anash bindjet e mia Politike, dua publikisht t‘i them disa gjëra për z.Rexhep Kadriu
Rexho, unë të falemnderoj për Investimet e shumta të cilat i ke sjellë në Komunën e Gjilanit.
Posaqërisht për ato Investime shumë Milionshe si Psh:
* Impianti dhe kolektori i Ujrave të zeza rreth 35 Mil.
* Investimi ne autostraden Prishtinë-Dheu bardhe diku 88/90 Mil.
* Zgjerimet e hyrjes Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan -Kllokot diku 15 Mil.
* Rruga 4 Korsi Gjilan – Bunari i Përlepnicës
* Kaperderdhsja e Pendës në Përlepnicë
* Zgjerimi ne Përlepnicë
* Zgjerimi ne Cernice
Rruget Doberqan-Pogragje
Zheger-Gjilan
rr. e Kumanoves…. etj…..!
Këto jan vetëm disa projekte që më bien ndërmend…
A ka hapësirë për t‘u ndryshur e punuar edhe më tepër?
PO, bile shumë gjëra, por pasi që nuk e ke „Shkopin Magjik“, duhet të mbetemi të kënaqur me këto dhe të shpresojmë që ky ritem mos të ndalet.
Unë jam Anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndihem shumë mirë e krenar me bindjet e mia, e me pas mundësi, sot Qeverinë e Haradinajt e kisha rrëzu, sepse është detyrë e Opozitës.
Por në rastin e lartëpërmendur lidhje me Rexhep Kadriun i qëndroj mbrapa dhe si Qytetar i Komunës së Gjilanit e falemnderoj përzemërsisht për t‘mirat që i ka sjell Komunës sonë dhe ka bërë që edhe Komuna jonë e cila ka njerëz të civilizuar e besa edhe „Kafshët e Egra“ din me i zbut, me e „prek“ Nivelin Qendror e me u ndi si pjesë e kësaj Republike!
Çfardo që është e vërteta për rastin e përfolur mbrëmë, të jesh i bindur se ti ke hyrë në Histori të Komunës së Gjilanit por „fatkeqësisht“ ske fol shumë, kurse Qytetari i Komunës së Gjilanit i prek Investimet që ti je „shkaktar“ që i kemi sot!
Sinqerisht, Nderimi