Një studim i kryer nëpër disa qytete fqinje, ka gjetur se Kosova ka çmimet më të larta në rajon të produkteve ushqimore.
Çmimet e ushqimeve në vendet e rajonit, pothuajse janë të njëjta me ato të Evropës. Pavarësisht se këto vende, radhiten me shkallë të papunësisë së lartë, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova.
Krahasimi është bërë midis Prishtinës, Tiranës, Preshevës dhe Shkupit, ku janë blerë produkte si: vaji, sheqeri, kripa, mielli, një pako vezë, kafe, qumësht, domate dhe qepë. E çmimet më të larta kanë qenë në Prishtinë.