Kombëtarja e Kosovës në futboll do të vazhdojë sërish sot, kërkimin e fitores së parë në Ligën C.
‘Dardanët’ do të takohen me Greqinë në Athinë, sonte me fillim nga ora 20:45.
Për Kosovën përveç mungesave që dihen, do t’i mungojë edhe Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova, të cilët pretendohet se kanë pësuar lëndime në ndeshjet paraprake.
Forma dhe këto mungesa e kanë bërë Greqinë favorite absolute këtë ndeshje, megjithatë në fund gjithçka është e hapur, pasi edhe grekët nuk është se janë superior.
Pas tre takimeve të para në grup, Kosova ka vetëm një pikë, falë barazimit ndaj Moldavisë, ndërsa Greqia tubon shtatë sosh.