Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe zv.presidentja për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore Antonella Bassani, kanë nënshkruar Marrëveshjen për financimin e politikave zhvillimore për politikën fiskale, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.
“Ky financim kap vlerën prej 90 milionë eurosh dhe mundësohet pasi që Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore, siç janë forcimi i stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimi i një ambienti të favorshëm për investime dhe fillimi i tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër.
Vendimi i Bankës Botërore për të mbështetur Republikën e Kosovës vërteton përkushtimin e Qeverisë… për të mbështetur politikat zhvillimore si dhe për të vazhduar zbatimin e projekteve me interes për qytetarët e Kosovës”, shkruan Murati në Facebook.