Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot kanë pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara nga Turqia në dhjetor të vitit 2023, shkruan Reporteri.net.
Maqedonci ka thënë se ky është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.
“Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”, ka shkruar Maqedonci.










