Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës e ka një mundësi që ta plotësojë kërkesën e SHBA-së për heqjen e taksës prej 100% për mallrat që importohen nga Serbia.
Maliqi në një postim në Facebook, ka shkruar se Qeveria e Kosovës mund ta suspendojë përkohësisht taksën deri sa të vazhdojë dialogu për arritjen e marrëveshjes politike.
Më poshtë postimi i Maliqit:
Qeveria e Kosovës e ka një mundësi elegante që ta plotësojë kërkesën e SHBA-ve për heqjen e takses 100 % për mallin e importuar nga Serbia duke e arsyetuar këtë si “SUSPENDIM TË PËRKOHSHËM DERI SA VAZHDON DIALOGU PËR ARRITJEN E MARRËVESHJES POLITIKE”, çka do të ishte plotësisht në pajtim me qëndrimin e Qeverisë Amerikane, ku nuk kontestohet e drejta e Kosovës që të vendos taksa, si kundërmasë për pengesat që Serbia dhe Bosnja aplikojnë vazhdimisht për importe të mallrave nga Kosova.
SUSPENDIMI I PËRKOHSHËM NUK DO TË DUHEJ TË PËRFSHINTE BOSNJËN pasi që me ketë shtet nuk po zhvillohet dialogu dhe kemi të drejtë që të kërkojmë reciprocitet të plotë tregtar. /Indeksonline/
Maliqi: Kosova ta suspendojë përkohësisht taksën derisa vazhdon dialogu për marrëveshje