Qeveria ka miratuar sot propozim-vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksporteve të produkteve themelore agro-ushqimore.
Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari tha se eksporti sado i vogël të jetë mund të rrezikojë furnizimin e popullatës sonë në të ardhmen.
“Në bashkëpunim dhe komunikim të afërt me Doganën e Kosovës duke përcjellur raportet ditore për importet e derivateve dhe produkteve bazike ushqimore, sado eksport i vogël të jetë mund të rrezikojë furnizimin e popullatës sonë në të ardhmen. Prandaj për të lehtësuar gjendjen propozojmë ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të disa produkteve themelore agro-ushqimore. Vendimi i propozuar ndalon eksportin e produkteve si: drithërat, mielli, vaji, sheqeri dhe kripa”, tha Hajdari.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve në vend.