Zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë thanë se shumë shpejt pritet të miratohet doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 për personat me gjendje të rënduar shëndetësore.
Deri më tani në Kosovë rreth 40 për qind e popullsisë është vaksinuar me dy doza të vaksinës, por interesimi ka rënë me rënien e numrit të të infektuarve.
Autoritetet shëndetësore thonë se ka rrezik të përkeqësimit të situatës pas shfaqjes së varianti i ri “Delta plus” të koronavirusit dhe grumbullimet të qytetarëve nga partitë politike përgjatë fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të së dielës.