Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një tjetër rekord historik në futbollin ndërkombëtar.
Pas përfundimit të ciklit kualifikues për Botërorin 2026, Dardanët janë ngjitur në vendin e 80-të të renditjes botërore të FIFA-s – pozicioni më i lartë që nga pranimi në FIFA para nëntë vitesh.
Ky progres i rëndësishëm vjen si rezultat i punës së palodhur, përkushtimit dhe rritjes së vazhdueshme të ekipit kombëtar. Kosova tashmë e sheh veten më të fortë se kurrë teksa përgatitet për sfidat e “play-off”-it të muajit mars, ku ambiciet janë edhe më të mëdha.
Komunikata e plotë:
REKORD TJETËR,
KOSOVA E 80-ta NË RENDITJEN BOTËRORE 🇽🇰
Me përmbylljen e ciklit kualifikues për Botërorin 2026, Kombëtarja e Kosovës dëshmon qartë rritjen dhe progresin e saj.
Renditja në vendin e 80-të në botë shënon pozicionin më të lartë që nga pranimi në FIFA, para 9 vitesh.
Kjo renditje e re është dëshmi se puna, përkushtimi dhe besimi po japin rezultate.
Rrugëtimi vazhdon në “play-off”-in e muajit mars, me ambicie edhe më të mëdha.









