Arben Mehmeti
Është problem që në Kosovë të realizohen kërkesat me greva, sepse, është e pa përballueshme për buxhetin e Kosovës.
Nga gjendja aktuale mund të nënkuptohet se shërbyesit civil janë komod, dhe nuk kanë ndonjë kërkesë për ndryshim pozitiv të gjendjes së tyre.
Unë mendoj se kjo nuk është gjendja reale e shërbyesve civil,,por se sindikatat duhet të aktivizohen, sikur edhe sindikatat tjera, me qëllimin që pozita e shërbyesve civil të përmirsohet me ligjin e ri të pagave.
Kjo është arsyeja pse duhet të egzistojnë sindikatat, sepse, në të kundërten nuk janë të dobishme nëse janë jofunksionale.
Puna dhe volumi i njejtë i punës duhët të ketë pagë të njejtë.
Kosova nuk duhet të dallohet me paga të ndryshme për punë të njejtë, dhe se poashtu pagat duhet të jenë afërsishtë të njejta, dhe jo të kenë dallime të mëdha, sikur punëtorët të punojnë në shtete të ndryshe.