Në kujtim të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, objekti i Qeverisë së Kosovë është mbuluar me flamurin amerikan.
Këtë e njoftoi kryeministri, Avdullah Hoti përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij në Facebook, i cili ka thënë se 11 shatorit nuk do të harrohet kurrë.
Sot është 19 vjetori i sulmit barbar kundër Kullave Binjake dhe Pentagoni-it, ku humbën jetën rreth 3000 persona. 11 shtatori është një ditë që jo vetë do të mbetet përgjithmonë në historinë e SHBA’së dhe të botës, por nderkohë është një moment që do të ndryshonte gjithë historinë.
Kullat Binjake ishin pjesë e një kompleksi me shtatë ndërtesa në Manhatanin e Ulët, New York City, i cili u hap zyrtarisht në 4 Prill 1973 dhe ekzistoi derisa sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 i shkatërruan.
Kullat Binjake ishin 1 Qendra Botërore e Tregtisë dhe 2 Qendra Botërore e Tregtisë. Dizajni origjinal i Kullave Binjake u krijua nga Minoru Yamasaki, një arkitekt.
Ai i projektoi ato të ishin 80 kate të larta, por Autoriteti Portual kishte një kërkesë minimale për metra katrorë për hapësirën e zyrës dhe ato u shtrinë në 110 kate.
Në mënyrë që të ndërtohen në mënyrë të sigurt ndërtesa të tilla të larta u bënë një larmi provash duke përfshirë provat e tunelit të erës për të siguruar që Kullat Binjake do të qëndronin përballë erërave të forta. 1 Qendra Botërore e Tregtisë u referua gjithashtu si Kulla e Veriut. 2 Qendra Botërore e Tregtisë u referua gjithashtu si Kulla e Jugut./gazetametro.net