Koordinatori nacional për reforma shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se idetë kreative në dialog me Serbinë janë shumë të rrezikshme.
Ai ka thënë për televizionin publik se Kosova nuk guxon në asnjë diskutim të lë hapësirë për ta vendosur ‘në peshore’ shpalljen e pavarësisë dhe vizionin e saj euro-atlantik.
Ndërsa ka folur për vizitën e sotme në Kosovë të deputetëve gjermanë, Tahiri tha se qëndrimi i tyre ishte shumë i qartë.
“Në Kosovë ekziston një realitet. Kosova nuk mund të zhbëhet. Gabimi i parë bëhet kur ka një tendencë të tillë”, u shpreh ai.