Kosova e ka mposhtur Republikën e Çekisë 2-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Të parët ishin mysafirët që kaluan në epërsi në minutën e 16-të me anë të Patrik Schick, pas asistimit që pranoi nga Jakub Jankto.
Por, epërsia e çekëve zgjati vetëm katër minuta, me Vedat Muriqin (20’) që i barazoi shifrat në 1-1, me një aksioni të filluar nga Bersant Celina, derisa Elbasan Rashani asistoi te goli.
Kosova kaloi në epërsi, Valon Berisha asistoi te Mërgim Vojvoda, i cili realizoi me të majtën.
Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë