Kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, ka alarmuar për gjendjen në Klinikat e QKUK-së me specializantët.Ai ka treguar se një Klinikë e QKUK-së, duke mos treguar cila është ajo, ishin pranuar 50 specializantë, derisa menjëherë janë larguar 18 prej tyre.
“Ne kemi statistika të tmerrshme, unë nuk po e jap se në cilën klinikë por po japi veç me një drejtim shëndetësor, kanë marrë 50 specializime, 18 përnjëherë kanë ikë. Prandaj çka po du me tregu me këtë. Në të njëjtën kohë po i ofendojmë, po i neglizhojmë dhe po i humbim si kuadro”, ka deklaruar ai.
Kështu sipas Sylës, nëse Kosova vazhdon me trendin e njëjtë të ikjes së mjekëve, më shumë se një gjeneratë e tërë për një vit, atëherë shumë shpejt Kosova do të mbetet pa mjekë.“Është një statistikë interesante se vetëm vitin e kaluar kanë ikë nga Kosova afër 200 mjekë. Ne diku i qesim afër 140 përafërsisht komplet një gjeneratë dhe çfarë është më shqetësuese dhe mjekët ikin nga sistemi publik në atë privat dhe kjo domosdoshmërisht është duke e shkatërruar sistemin”, ka thënë ai.E një fakt tjetër edhe më shqetësues është ajo se brenda 9 vitesh 1200 specializantë dalin në pension.
“Dhe shtetet tjera që kërkesat janë enorme për me i marrë këta mjekë, atëherë ne po humbim një gjeneratë të tanë.
Një statistikë shumë skeptike brenda 9 viteve Kosovës i dalin në pension 1200 specialistë, na jemi krejt 3 mijë. Tash imagjinojë situatën me trendin e ikjes sot, kanë ikë nga një gjeneratë e tanë e dalin në pension, Kosova me të vërtet ka me lëngu nga një sëmundje e pashërueshme të cilën jemi ka e mbjellim ne vet si shoqëri”, ka thënë ai.