Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, kundër Zvicrës në Prishtinë dhe kundër Rumanisë në Bukuresht.
Më 9 shtator Kosova e pret në “Fadil Vokrri” Zvicrën, derisa më 12 shtator luan kundër Rumanisë – ndeshje kjo që Dardanët do ta zhvillojnë si mysafirë.
Në anën tjetër Zvicra i prin Grupit I me 10 pikë – e pësuar nga Rumania që është në vendin e dytë me tetë dhe Izraeli në të tretin me 7 pikë.
Bjellorusia është në vendin e katër me pikë sa Kosova, derisa në vendin e fundit është skuadra e Andorrës.