Në Global Peace Index thuhet se shumica e vendeve ka shkuar mbrapa sa i përket vlerësimeve për paqen. Kosova vendi më i rrezikuar në rajon. Konfliktet dhe luftërat kushtojnë në vit rreth 15 bilionë dollarë.
Bota është bërë një vend edhe më i rrezikshëm gjatë vitit të kaluar, thuhet në Raportin Global për Paqen (Global Peace Index).
Instituti për ekonomi dhe paqe me seli në Sidney të SHBA-së ka botuar këto ditë raportin e tij të 12 me radhë ku thuhet se gjendja e paqes është keqësuar gjatë vitit të kaluar në 92 vende të botës, ndërsa në 71 është më e mirë.
Kjo do të thotë se trendi negativ i keqësimit të gjendjes po vazhdim plot katër vite me radhë.
Kosova është sipas këtij Indeksi vendi më i rrezikuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo renditet në vendin e 92 nga të gjitha vendet e hulumtuara. Shqipëria renditet në vendin e 52 ndërsa Serbia në vendin 54. Nga vendet e Ballkanit më së miri janë renditur Sllovenia (11) dhe Kroacia (27). Mali i Zi është në vendin e 58, Maqedonia 87 dhe Bosnje-Hercegovina 89. Shikuar nga ky sondazh, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë vendet me nivelin më të dobët të paqes stabile në rajon, që nuk befason shumë kur shikohen tendosjet nacionale dhe territoriale në këto vende.
Në raport thuhet se renditja e vendeve bazohet tek disa aktorë, siç janë numri i konflikteve në një vend, numri i të vrarëve, raportet me vendet fqinje, niveli i kriminalitetit në shoqëri, numri i refugjatëve, mundësia e shpërthimit të konfliktit dhe demonratratave të dhunshme, shpenzimet e ushtrisë, mundësia e posedimit të armëve… shikuar nga këta parametra, SHBA është në vendin e 121, ndërsa Rusia 154.
Prej Islandës e deri në Siri
Steve Killelea, themelues dhe kryetar i këtij Instituti thotë për Deutsche Wellen se keqësimi i gjendjes në dhjetë vitet e fundit ka të bëjë me shtinimin e numrit të luftërave në radhë të parë në Lindjen e mesme. Në vendin e fundit në këtë listë është Siria, ndërsa pak më lart janë Afganitani, Sudani Jugor, Somalia, Jemeni dhe Libia.
Në dhjetë vendet me nivelin më të lart të paqës janë Islanda, Zelanda e Re, Portugalia, Danimarka,. Kanadaja, Çekia, Singapori, Japonia dhe Irlanda. Përmirësimin më të madh të gjendjes gjatë vitit të kaluar e kanë arritur disa vende në Afrikë, si Gambia, Liberia, Burundi dhe Senegali.
Bashkëbiseduesit e DW thonë se gjendja në Evropë është e qetë, por gjendja është keqësuar në 23 nga 36 vendet që janë matur në këtë raport. Një lajm më i mirë për paqën është se 104 vende të botës i kanë zvogluar të dhënat ushtarake, ndërsa 115 e kanë zvogluar numrin e ushtarëve.
Kostot
Në raportin vjetor përmendet për herë të parë nocioni “paqa pozitive”, ku paqa nuk matet vetëm për nga niveli i konflikteve, por nga strukturat shoqërore dhe zhvillimi i tyre. Instituti llogaritë se shpenzimet për luftëra, konflikte dhe probleme të tjera janë tepër të mëdha – flitet për 2.000 dollarë në vit për person. Nëse si bazë merret numri i popullsisë në botë, (7.627.317.138 vetë), kjo do të thotë se gjatë vitit të kaluara janë shpenzuar 15.254.634.276.000 dollarë