Kombëtarja e Kosovës ka reaguar pas humbjes që e pësoi javën e shkuar në Prishtinë nga Rumania.
Të hënën në Larnaca, Kosova triumfoi ndaj Qipros me rezultatin e thellë 4:0.
Kjo ndeshje i takoi Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve dhe u zhvillua në kuadër të xhiros së dytë.
Me këtë fitore, Kosova ka tubuar tri pikë, sa i ka edhe Qipro që në ndeshjen e parë mposhti Lituaninë.
Dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën konfirmuan fitoren bindëse të “Dardanëve”.
Vedat Muriqi shënoi dy golat e parë, të parin nga penalltia (9’) dhe të dytin me kokë (21’).
Në pjesën e dytë, Albion Rrahmani (48’) për 3:0, përpara se golin e katërt ta realizoj Lumbardh Dellova në minutën e 55-të.
Muajin tjetër, Kosova i luan dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.
Më 12 tetor luan në udhëtim te Lituania, kurse tri ditë më vonë përballet me Qipron në Prishtinë.