Kosova ka kaluar shifrën prej më shumë se 1000 personave të vdekur nga COVID-19.
Instuti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me raportin e sotëm të publikuar, njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 16 të infektuar me koronavirus, gjë që qon në 1005 numrin total në nivel vendi.
Vetëm gjatë muajit nëntor, në Kosovë, nga COVID-19, kanë humbur jetën 317 persona.
Ndërsa, në po këtë periudhë, në vend janë shtuar edhe 18 mijë e 878 raste të reja pozitive me koronavirus.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 8 mijë e 816 persona të prekur me COVID-19.