Kombëtarja e Kosovës është ngritur për dy pozita në renditjen më të re të FIFA-s, duke shënuar njëherësh pozitën më të mirë që nga paraqitja e saj në garat ndërkombëtare.
Dy rezultatet pozitive të muajit mars, fitorja ndaj Burkina Fasos (5:0) dhe barazimi me Zvicrën (1:1), kanë bërë që Dardanët të renditen në pozitën e 107-të, me 1.173 pikë. E renditjen nga ky muaj e kryeson Brazili, që tashmë e ka zhvendosur Belgjikën në vendin e dytë.
Në muajin qershor Kosova do ta fillojë ciklin e ri të Ligës së Kombeve, ku do t’i luajë katër ndeshje.
E fillon me Qipron në udhëtim më 2 qershor, pastaj e pret Irlandën e Veriut dhe Greqinë, më 5 përkatësisht 9 qershor, derisa me Greqinë ballafaqohet edhe si mysafire me 12 qershor.