Edhe pse trajneri i Danimarkës e konsideroi të lehtë përballjen me Kosovën duke e cilësuar si “ndeshje stërvitore”, ajo nuk doli të jetë e tillë. Kosova dhe ekipi që është i dhjeti në listën e FIFA-s barazuan 2:2 në miqësoren e zhvilluar të enjten në “Fadil Vokrri”.
Amir Rrahmani kaloi “Dardanët” në epërsi në minutën e 42-të. Ai shënoi me kokë pas harkimit nga Besar Halimi.
Rezultati u barazua nga Christian Eriksen në minutën e 63-të. Ylli i Tottenhamit shënoi nga penaltia.
Ky rezultat qëndroi për vetëm tre minuta. Bersant Celina kaloi Kosovën në epërsi pas asistimit nga Arbër Zeneli.
Kur pritej që Kosova të fitonte këtë përballje, në minutën e parë të shtesës përmes Hojbjergut Danimarka arriti të shënonte për 2 me 2 dhe rezultatin përfundimtar.