Në ndeshjen e natës së djeshme Haxhi Krasniqi shënoi fitore pas nëntë rundeve ndaj Nadjib Muhammed, pasi gjyqtari e diskualifikoi këtë të fundit për shkak të goditjeve të palejuara që jepte.
Deri në momentin kur bokseri algjerian u diskualifikua, Krasniqi nuk po arrinte asesi të depërtonte që t’i arrinte pikët e fitorës.
Pas përfundimit të duelit, ku Krasniqi u shpall fitues, ai tha se emocionet e mëdha e mposhtën duke shtuar dhe se “Sot nuk ishte nata ime, shiu më demoralizoi pak”.
Ai reagoi edhe në llogarinë e tij në Instagram, ku shpehu edhe një herë falënderimet e tij.
Por, pjesa më e madhe e qyetarëve të vendit që e përcollën meçin nuk u pajtuan aspak me këtë fitore të cilën po e shohin të pamerituar, e edhe si njollë në karrierën e njërit prej bokserëve më të suksesshëm shqiptar.