Nëpërmjet një postimi në Facebook të shoqëruar me fotografinë e saj, Shefja e BE’së, Federica Mogherini ka postur për ditën e të drejtave të njeriut.
‘’Në këtë ditë, 70 vite më parë, Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara, u bashkuan për të adoptuar deklaratën e të drejtave Universale për të drejtat e njeriut’’, kishte shkruar Mogherini.
Por, ajo që ndodhi në seksionin e komenteve të këtij posti, është diçka që zonja Mogherini mund të mos ta ketë pritur.
Kjo pasi ky postim i saj u vërshua nga komente të shqiptarëve, me komente pothuajse identike: ”Ku janë të drejtat e njeriut për Kosovën?”
Madje, vetë zonja Mogherini i ishte kundërpërgjigjur një prej komentuesve.