Kosovarët, për nga mosha mesatare, janë popullata më e re në Europë, ndërsa kroatët dhe serbët më të moshuarit në rajon, sipas të dhënave të “Eurostat”, të cilat i paraqiti në një grafik Radio Evropa e Lirë.
Mosha mestare e kosovarëve llogaritet të jetë 31.1 vjet, ndërsa kroatët dhe serbët, 45.4 vjeç dhe 45 vjeç mestararisht.
