Për 365 ditë të plota, qytetarët e Kosovës kanë paguar gjithsej 382.7 milionë euro vetëm në emër të interesit.
Kjo do të thotë se, në mesatare, mbi 1 milion euro për çdo ditë kanë kaluar në duart e bankave. Këto të hyra u kanë mundësuar bankave që të arrijnë fitime të majme.
Bankat në Kosovë gjatë vitit që shkoi kanë arritur të përfitojnë 182.1 milionë euro. Vesa Vuciterna nga Shoqata e Bankave e ka justifikuar këtë rritje duke thënë se rritja e normave të interesit është rezultat i një formule të balancuar që merr në konsideratë koston e fondeve, rrezikun e kredisë dhe konkurrencën në treg.
Sipas saj, këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e normave, duke reflektuar kushtet aktuale ekonomike dhe financiare. Normat e interesit përcaktohen nga kostoja e fondeve, rreziku i kredisë dhe konkurrenca
.Një pjesë e madhe e interesit që paguhet nga qytetarët në kredi u kthehet prap permes interesit në depozita që bankat u paguajn qytetarëve, një pjesë tjetër kalon në shpenzimet e pagave, trajnime te stafit (mbi 4000 punonjës), shpenzimeve tjera operative që i paguhen bizneseve tjera në Kosovë furnitore të bankave, pagesat rregullative dhe ligjore, dhe sigurisht edhe kontributet pensionale dhe tatimet siq kerkohet me ligj.
Pastaj një pjesëriinvestohen në digjitalizim dhe shërbime më të mira dhe rritjen e qasjes në financa. Bankat po ashtu kontribojne ne sponsorzimin e kauzave të ndryshme arsimore, kulturore dhe humanitare.
E sipas ekspertit të ekonomisë , ky përfitim i bankavë është i patolerushëm, sepse ndikon në xhepin e qytetarëve.
Ky skenar i bankave ngre pyetje të rëndë sishme mbi barrën që shpesh mbështetet tek qytetarët dhe mënyrën se si intersat ndikojnë në ekonominë e përditshme.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë lëshuar 5 miliardë 813 milionë euro kredi, që përbën një rritje prej 18.3 për qind. Kosovarët mirë kanë qëndruar edhe me kursimet. Sipas raportit, deri në muajin dhjetor në bankat kosovare janë depozituar 6 miliardë e 506 milionë euro, që përbën një rritje prej 11.2 për qind.