Një shqiptar nga Kosova, me banim në Gjenevë të Zvicrës, po konsiderohet si hero nga mediat atje, pasi ka rrezikuar jetën e tij për ta shpëtuar një serbe.
Mexhidi nga Kosova ditë më parë kishte parë tym që po dilte nga një banesë dhe ka dëgjuar thirrjet për ndihmë nga një grua, ndërsa pa u menduar fare ai ka hyrë mes flakëve dhe tymit për ta shpëtuar Ivanën, transmeton Zeri.info.
20min.ch shkuan se historia është edhe më e bukur, pasi Ivana është me origjinë serbe dhe Mexhidi është kosovar, popuj që kanë qenë në luftë.
Dy protagonistët janë larg kësaj armiqësie.
“U hodh në zjarr për mua”, lavdëron Ivana, e cila buzëqesh me rastin që i ka ndodhur që “një kosovar të shpëtojë një serb në mbrëmjen e Pashkëve Ortodokse dhe në mes të Ramazanit”. 26-vjeçari, i cili po ashtu ishte shtruar në spital për një ditë, sigurisht që nuk kishte dijeni për origjinën e Ivanës.
“Edhe po ta dija, nuk do të kishte ndryshuar asgjë. nuk e mendoja. Kishte një jetë për të shpëtuar, serb ose shqiptar nuk ka rëndësi”, thotë ai.