Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antioCOVID-19 të vendosura nga institucionet e vendit.
Vetëm gjatë një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 889 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndërkohë që në raportin 24 orësh të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), është raportuar për 761 të shëruar dhe 562 raste me COVID-19.
Ndërsa, 13 persona kanë humbur betejën e me COVID-19.