Më 14 tetor Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e gjashtë të saj në kuadër të grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020
“Dardanët” do ta presin Malin e Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Biletat për këtë ndeshje pritet të dalin në shitje më 7 tetor, bëjnë të ditur burime të “Zëri.info”.
Kosova momentalisht zë vendin e tretë në grupin A me 8 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë, Mali i Zi zë vendin e katërt me dy pikë.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave në qershor ishte mbyllur në barazim 1:1.