Në takimin e rregullt te EPP ne Varshavë të Polonisë, e kam prezantuar Kosoven në cilësinë e nënkryetarit të LDK.
Sundimi i ligjit, liberalizimi vizave dhe dialogu me fqinjtë, mbetet fokusi kryesor i shteteve europiane në raport me Kosovën.
LDK, si partia më e madhe në Kosovë dhe si lidere e opozitës, po angazhohet me tërë kapacitetet që Kosova të jetë përfituese në këta mekanizma, si dhe për marrjen e datës për liberalizim, përkundër faktit që partitë qeverisëse po dërgojnë sinjale shumë negative në Bruksel sa i përket përmbushjes së obligimeve.