Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka thënë se të hënën pritet të hiqet tërësisht masat e BE-së të vendosura ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se i Komisionit Evropian do të formatizohet në takimin e Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor (COËEB) në Bruksel.
Qorrolli ka treguar se me heqjen e tërësishme të masave, zhbllokohen rreth 205 milionë eurove nga Instrumentet e Paraanëtarësimit dhe Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, heqjen e plotë të kufizimeve financiare që kishin kapur vlerën afro gjysmë miliardi euro.
“Ky është një moment i rëndësishëm për raportet Kosovë-BE dhe një hap përpara në rrugën tonë evropiane. Republika jonë ka dëshmuar që partneriteti me Bashkimin Evropian është orientim strategjik dhe i pakthyeshëm.Rikthimi i normalitetit institucional dhe financiar me BE-në është lajm i mirë për qytetarët, për ekonominë dhe për perspektivën tonë integruese”, ka shkruar ai në Facebook.
BE kishte marrë vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës, në fund të vitit të kaluar, ku një pjesë e tyre ishin hequr në atë kohë dhe pjesa tjetër ishte paraparë në janar të vitit 2026.
Në qershor të vitit 2023, Bashkimi Evropian kishte vendosur masa ndaj Kosovës të cilën e kishte bërë përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës në katër komunat në veri të Kosovës.
Qeveria e Kosovës i kishte kundërshtuar këto masa duke i vlerësuar si të padrejta.

