Kryetari Hyseni, sot në zyren e tij ka pritur në takim vashat e klubit të Pingpongut “DRITA”, të cilat për 6-tën herë janë shpallur kampione të superligës.
Hyseni përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se qyteti i Gjilanit shquhet për sportin, e komuna do të vazhdoj të rris përkrahjen financiare për sportistët e qytetit.
Shkrimi i plotë:
Për të 6-tën herë rradhazi, Klubi i Pingpongut DRITA kampion të supërligës 🏓🎯🤗
Në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për sukseset që po na i sjell kjo ekipë, prita në takim Kryetarin e klubit, Skender Zeqiri dhe vajzat e klubit të cilat na bëjnë krenarë çdo ditë.
Gjilani shquhet për sportin, e ne do të vazhdojmë të rrisim përkrahjen financiare për sportistët e qytetit, e të cilët nuk janë pak.