Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i kryesuar nga Jetish Maloku, ka mbajtur të premten takimin e 225-të me radhë.
Në mes tjerash, KPK-ja vendosi që t’i drejtohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për mos-dekretimin e prokurorit, Kastriot Memaj, raporton Paparaci.
Rrjedhimisht, sipas njoftimit të KPK-së, Këshilli mori vendim që shefja e shtetit të japë një sqarim deri më 13 janar 2023, lidhur me rastin e mos dekretimit të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Kastriot Memaj.
Gjithashtu, në takimin e sotëm u miratuan edhe dy draftrregullore, ajo për Praktikantë në Sistemin Prokurorial, kurse e dyta për Procedurat e Rekrutimit, Përzgjedhjes së Bashkëpunëtorëve Profesionalë.