Komisioni i Pavarur i mediave ka dalë me një shkrim ku paralajmëron masa ndëshkuese ndaj televizioneve dhe radioneve si pasojë e, siç thonë ata, “shumës së përgjithshme të borxheve të papaguara që është jashtëzakonisht e lartë.”
Të licencuarve, sipas KPM-së, u është dhënë afat shtesë dy muajsh për shlyerjen e plotë të obligimeve financiare.
KPM shton se “nuk ekziston mundësi për ri-programim ose pagesë me këste.”
Sipas rregullores, tarifat vjetore duhet të depozitohen në llogarinë e KPM-së deri më 30 qershor.
Mospërmbushja sjell gjobë sa dyfishi i obligimeve vjetore të të licencuarit.









