Me 3 shtator ka filluar kampionati i ri në Ping Pong, në ligën e parë për meshkuj dhe femra si liga e dytë për meshkuj shkruan Radio Star.
Skuadra gjilanase KPP Drita, në xhiron e parë dhe të dytë shënuan fitore, duke treguar rezultate të mira në fillim të kampionatit të ri.
Rezultat në këto dy xhiro kanë qenë 3 me 0 dhe 3 me 2, për skuadrën e Dritës, pas këtyre dy fitoreve tani gjenden në vendin e parë dhe synimet e klubit tani janë të qarta, ngritja në nivelet më të larta në garat e Ping Pongut.
Në këto dy xhiro lojra të bukura kanë treguar lojtarët si Driton Shabani dhe Naser Hasani, të cilët morrën rezultat pozitive, së fundmi skuadrës së KPP Dritës, iu është bashkuar edhe Fatbardh Haliti, i cili erdhi si përforcim nga Franca , i cili arriti të marrë pjesë në këto dy xhiro dhe tregoj lojë të bukur./RadioStar/