Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen ku do të vendoset përfundimisht nëse do të lejohet kandidimi i personave të dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë, shkruan Insajderi.
Burim Ahmetaj, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së ka treguar se 134 mijë email-a që kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit janë ende të pahapura dhe ato do të procedohen gjatë ditëve në vazhdim.
Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së tha se 15 mijë e 672 aplikues, prej tyre 13 mijë e 72 aplikues kanë hapur telefonin dhe KQZ-ja ka pranuar konfirmimin e tyre.
“14 aplikues kanë deklaruar se nuk janë personat që i kemi të dhënat që kanë aplikuar 2460 aplikues nuk janë realizuar thirrjet telefonike, pra këtij procesi do t’i kthehemi sërish për t’i thirrur. Do t’i kthehemi përsëri procesit për t’i telefonuar të cilët nuk kemi mundur të kemi kontakt. Ndërsa 134 mijë emaila janë ende të pahapura”, tha Ahmetaj.