Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë më një njoftim për votuesit që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor të këtij viti.
KQZ njofton se për pak ditë nis periudha e ndërrimit të qendrës së votimit. Ky proces, sipas KQZ-së do të zgjasë plot dy muaj.
“Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës do të fillojë me 28 qershor dhe do të përfundojë me 29 gusht të këtij viti”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.