Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një njoftim sa i përket votimit përmes postës për balotazh.
Në njoftimin e KQZ’së sqarohet se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit që janë regjistruar gjatë periudhës së aplikimit për raundin e parë të zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.
“Kjo vlen vetëm për votuesit e komunave ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.
KQZ ka thënë se do të dërgojë materialet e nevojshme për votim në adresën e banimit.
Balotazhi mbahet më 9 nëntor.









