Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për emërimin e më shumë se 520 ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit me mbi 2 mijë anëtarë për zgjedhjet e 12 tetorit.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në zgjedhjet lokale, numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike për Kuvende Komunale bëhet në vendvotime pas përfundimit të votimit, të cilat evidentohen në formularë, transmeton Klankosova.tv .
Ndërkaq, sipas të njëjtit ligj, votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale numërohen në Qendra Komunale të Numërimit, proces i cili do të realizohet përmes ekipeve të numërimit.
Përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në këto qendra, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politke, nga formularët që jnë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.