Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i kanë mbetur edhe mbi 28 mijë vota për t’i numëruar, pasi akoma janë në pritje votat me kusht dhe ato me nevoja të veçanta.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezni, janë 26 mijë e 400 janë me kusht e 2 mijë e 150 me nevoja të veçanta, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, siç thekson Elezi, këto vota do të verifikohen e tek më pas do të numërohen, gjë që lë të kuptohet se numri i votave për numërim mund të bjerë nën 28 mijë.
“Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150. Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, ka thënë ai.
Sidoqoftë, nisja e numërimit të këtyre votave nuk mund të bëhet pa u kryer një rinumërim që tani është në proces. Elezi ka thënë se rinumërimi pritet të kryhet nesër në mbrëmje, pas të cilit process nis edhe numërimi i votave të fundit.
“Deri në orën 16 të ditës së martë janë rinumëruar 430 vendvotime apo 81.29% e 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja që të rinumërohen”, ka thënë Elezi për Reporteri.net.
Ndryshe, sot Reporteri ka pyetur qytetarët se si e komentojnë procesin e numërimit të votave, e të cilët kanë shprehur mjaft pakënaqësi.