Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa ka refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe. Anëtari i KQZ-së nga LVV, Sami Kurteshi është deklaruar kundër certifikimit të Listës Serbe.
“Unë jam kundër te certifikimit të Listës Serbe bashkë me kanditatët e tij”, tha ai.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi për numrin e personave që votuan për dhe kundër
“Për tre, kunder dy gjashtë abstenim. Atëherë refuzohet certifikimi i listës së kandidatëve të Listës Serbe”, ka thënë ai.
Për certifikimin e Listës Serbe, Vetëvendosja votuan kundër, abstenuan PDK, LDK, AAK edhe 2 anëtarët nga komunitetet joserbe.

