Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 6 tetorit tashmë ka përfunduar. Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka mbetur vetëm që të bëjë procesimin e rezultatet të fundit në web faqe.
Se numërimi ka përfunduar e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
Elezi ka sqaruar në detaje se përse në web faqen e KQZ-së, figuron ende kjo përqindje pavarësisht përfundimit të numërimit.
“Numërimi i votave ka përfunduar, por procesimi i të dhënave për disa vendvotime nuk është bërë akoma, por numërimi ka përfunduar”, ka thënë Elezi.
Ai ka thënë se të gjitha të dhënat i kanë marrë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe tashmë vetëm janë duke i procesuar në web faqe.
“Numërimi ka përfunduar, thjesht vetëm procesimi disa formularë nuk janë dërguar, pra të dhënat nuk janë dërgu ditën e zgjedhjeve pasi ka përfunduar numërimi edhe ata formularë i kemi marrë gjatë pranimit të materialit zgjedhor në QNR dhe të dhënat e tyre, tash ne jemi duke i procesuar në ëeb faqe dhe do të prezantohen të gjitha”, ka thënë Elezi për Express.
Ndryshe, në bazë të rezultatave preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, partia e parë vazhdon të jetë Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Pas tyre renditet Partia Demokratike e Kosovës. Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.