Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar fillimin e regjistrimit për votim, për personat me nevoja të veçanta.
Në njoftim thuhet se afati do të jetë i hapur nga sot, 11 dhjetor e deri më 21 dhjetor.
“Nëse për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të votoni në vendvotimin tuaj, KQZ-ja mundëson votimin në adresën tuaj përmes ekipeve mobile”, thuhet në këtë njoftim.
Regjistrimi mund të bëhet përmes platformës së KQZ-së (https://vpnv.kqz-ks.org/sq/”) ose në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 28 dhjetor.

