Lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është certifikuar nga KQZ-ja.
Kjo pasi që ‘pro’ certfitikimt të listës së VV’së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ’së.
5 vota për, s’cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka, raporton Express.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvëndësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvëndësohen.
Valdete Daka para votimit ka theksuar se nuk është e drejtë që të mos certifikohen kandidatët që s’kanë probleme me ligjin.
Që nga fillimi i mbledhjes sot ka pasur tensione mes kryetares së KQZ-së dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes të cilët kanë insistuar të votohet në pako. /Express/