Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme.
Sipas këtij rezultati Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar si partia e parë me 42.30 % të votave duke i siguruar 48 mandate në Kuvendin e ri.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës e cila ka marr 20.95 % të votave apo 24 vende në Kuvend.
Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 % apo 20 deputetë.
Ndërkaq, në vendin e katërt është koalicioni AAK-NISMA me 7.06 % apo 8 deputetë.
Lista Serbe ka marr 4.26% dhe do t’i ketë 9 ulëse.
Rezultatet përfundimtare janë certifikuar me 9 vota pro e dy kundër, 46 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.